Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREGazprom pezullon përkohësisht furnizimet e gazit “Nord Stream 1”

Gazprom pezullon përkohësisht furnizimet e gazit “Nord Stream 1”

Dërgesat e gazit rus në Gjermani nëpërmjet gazsjellësit Nord Stream 1 në Detin Baltik u ndërprenë sot në mëngjes siç ishte planifikuar, sipas operatorit të Nord Stream AG. Nord Stream AG tha se gazi u ndërpre midis orës 3 dhe 4 të mëngjesit (0100 GMT dhe 02:00 GMT). Gjigandi shtetëror rus i energjisë “Gazprom” paralajmëroi se furnizimet e gazit do të pezulloheshin përkohësisht sot për shkak të punimeve të mirëmbajtjes, dhe dërgesat do të rifillonin herët në mëngjesin e së shtunës. Kreu i rregullatorit gjerman të energjisë, Agjencia Federale e Rrjetit, Klaus Müller, ka hedhur dyshime mbi vërtetësinë e pretendimit se dërgesat e gazit do të ndërpriteshin si rezultat i punimeve të mirëmbajtjes. Javët e fundit, përmes gazsjellësit është dorëzuar vetëm 20% e vëllimit maksimal. “Gazprom” ka përmendur vazhdimisht arsyen teknike për reduktimin e menjëhershëm të dërgesave. Qeveria gjermane e ka vënë në dyshim këtë pretendim publikisht.https://ata.gov.al/2022/08/31/gjermani-gazprom-pezullon-perkohesisht-furnizimet-e-gazit-nord-stream-1/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments