Pothuajse një në katër persona që jeton në Gjermani ka një histori imigrimi, pasi ose ka lindur diku tjetër ose është pasardhës i drejtpërdrejtë, njoftoi Zyra Federale e Statistikave Gjermane (Destatis). ”Kjo është e barabartë me 20,2 milionë persona ose 24,3 për qind e popullsisë së përgjithshme’’, sipas Destatis. Agjencia i përcaktoi personat me një histori imigrimi, si ata që kanë emigruar vetë në Gjermani që nga viti 1950, si dhe pasardhësit e tyre të drejtpërdrejtë si “gjenerata e dytë”. Shtimi i personave me prejardhje emigrante u rrit me 6,5% ose 1,2 milionë gjatë vitit të kaluar. Migrimi i refugjatëve ka luajtur një rol të rëndësishëm në këtë, veçanërisht për shkak të luftës në Ukrainë. Kështu, numri i emigrantëve që mbërritën në Gjermani kohët e fundit u rrit me 7.3%, kryesisht për shkak të refugjatëve nga Ukraina, Siria dhe Afganistani, më shumë se numri i pasardhësve të drejtpërdrejtë të lindur në Gjermani nga prindër emigrantë, i cili u rrit me 4%.atsh