Wednesday, February 12, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTSPORTGareth Bale tërhiqet nga futbolli në moshën 33-vjeçare

Gareth Bale tërhiqet nga futbolli në moshën 33-vjeçare

Legjenda e Uellsit, Gareth Bale ka njoftuar tërheqjen nga futbolli në moshën 33-vjeçare. Bale konfirmoi vendimin e tij në një deklaratë në Instagram, duke thënë se ai po shfrytëzon një mundësi për një aventurë të re. Ish-sulmuesi i Southampton, Tottenham, “Real Madrid” dhe “Los Angeles FC” vendosi të tërhiqet pas një karriere 17-vjeçare si lojtar, në të cilën përfshihen tre tituj të “La Liga”. Bale fitoi tre herë kampionatin e Ligës Spanjolle, katër herë Kupën e Botës për Klube FIFA dhe tre herë Superkupën e UEFA-s. Ndeshja e fundit e Bale rezultoi në humbjen 3-0 ndaj Anglisë pasi Uellsi u eliminua nga faza e grupeve të Kupës së Botës, në Katar. ATA

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments