Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREG7-a plan investimesh për Ukrainën

G7-a plan investimesh për Ukrainën

Vendet e G7 do të hartojnë një plan global investimi për të ndihmuar Ukrainën të rimëkëmbet nga pushtimi rus, sipas ministrit gjerman të Ekonomisë, Robert Habeck. “Duhet të bëhet më e lehtë për kompanitë e huaja të bëjnë biznes në Ukrainë, tha Habeck gjatë një takimi të ministrave të Tregtisë të G7 në Neuhardenberg, në lindje të Berlinit. “Kjo kërkon krijimin e një fondi të madh mbarëbotëror ku të ardhurat që do të mblidhen nga investitorët privatë”, tha Habeck. Gjermania aktualisht kryeson grupin G7 të vendeve të industrializuara, i cili përfshin gjithashtu Francën, Italinë, Japoninë, Kanadanë, SHBA-në dhe Britaninë e Madhe. Zëvendëskryeministrja ukrainase, Yulia Svyrydenko, gjithashtu e pranishme tha se vendi i saj po luftonte në dy fronte, në atë ekonomik dhe atë ushtarak.https://ata.gov.al/2022/09/15/gjermani-g7-a-plan-investimesh-per-te-ndihmuar-ukrainen/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments