Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka përgatitur planin e emergjencave të gazit natyror në Republikën e Shqipërisë, i cili garanton standardet minimale dhe rregullat në sigurinë e furnizimit me gaz natyror në situata emergjence, gjë e cila do të ndikojë direkt në rritjen e sigurisë së furnizimit të konsumatorëve me gaz natyror. Në projektvendimin që është nxjerrë për konsultim përcaktohet roli dhe përgjegjësitë e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Entit Rregullator i Energjisë, si dhe operatorëve të sistemit të transmetimit dhe shpërndarjes së gazit natyror, në kuadër të veprimit të një plani emergjence në furnizimin me gaz, për të siguruar monitorimin dhe vlerësimin e zbatimit të planit të emergjencës në përputhje me dispozitat e ligjit “Për sektorin e gazit natyror”. Gjithashtu, hartimi i këtij projektvendimi është kryer dhe në zbatim të ligjit “Për sektorin e gazit natyror” , në të cilin theksohet se plani i emergjencës së gazit natyror do të përditësohet çdo katër vjet ose më shpesh në rastet kur siguria e furnizimit me gaz vendoset në rrezik ose me kërkesë të Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë. Plani i Emergjencës, i ndërtuar mbi tre nivele, atë të paralajmërimit të hershëm, alarmit dhe emergjencës, përcakton rolin dhe përgjegjësitë e sipërmarrjeve të gazit natyror, dhe të klientëve të gazit industrial duke përfshirë prodhuesit dhe transmetuesit përkatës të energjisë elektrike, duke marrë parasysh përmasat e ndryshme në të cilat ato janë prekur në rast ndërprerjeje të furnizimit me gaz si dhe përcakton ndërveprimin e tyre me autoritetet kompetente ose autoritetet kombëtare rregullatore kur është e përshtatshme, në secilin nga nivelet e krizës. Njëkohësisht siguron që sipërmarrjeve të gazit natyror dhe klientëve të gazit industrial t’u jepet mundësia e mjaftueshme për t’u përgjigjur në çdo nivel krize. atsh
Recent Comments
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on