Agjencitë evropiane të inteligjencës kanë paralajmëruar qeveritë e tyre se Rusia po përgatit “akte të dhunshme sabotimi në të gjithë kontinentin”, pa u shqetësuar për viktimat e mundshme civile, shkruan Financial Times (FT) duke cituar zyrtarë të inteligjencës. “Rusia tashmë ka filluar të përgatisë në mënyrë më aktive dhe sekrete sulme me bomba dhe zjarrvënie për të dëmtuar infrastrukturën në territorin evropian, drejtpërdrejt dhe tërthorazi pa u shqetësuar për shkaktimin e viktimave civile”, shkruan gazeta.
