Monday, April 21, 2025
HomeSOCIALEKOSOVAFSK merr pjesë në operacionin për trajnimin e ushtrisë së Ukrainës

FSK merr pjesë në operacionin për trajnimin e ushtrisë së Ukrainës

Një kontingjent i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) do të zbarkojë në Britaninë e Madhe gjatë këtij muaji për të marrë pjesë në operacionin Interflex, i cili ka për qëllim trajnimin e trupave të Ushtrisë së Ukrainës. Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci ka bërë të ditur se ministria që ai drejton dhe Forca e Sigurisë së Kosovës kanë ofruar gatishmërinë që të angazhojnë instruktorë për të ndihmuar procesin e stërvitjes së ushtrisë ukrainase në kuadër të këtij operacioni. Forca e Sigurisë së Kosovës do t’i bashkëngjisë një kontingjent të instruktorëve profesionistë njësisë së Ushtrisë së Britanisë së Madhe që realizon operacionin Interlfex, ka shkruar ai në Facebook. Sipas tij, ky angazhim i Forcës së Sigurisë së Kosovës është në linjë me qëndrimin e Institucioneve të Kosovës në mbështetje të popullit dhe luftës së drejtë të Ukrainës. “Si pjesë e përgatitjeve që po bëhen për këtë operacion, sot takova një grup gazetarësh ukrainas të cilët kanë vizituar Ministrinë e Mbrojtjes me qëllim diskutimin rreth situatës aktuale në Ukrainë dhe ofrimin e njohurive kulturore dhe gjuhësore për pjesëtarët e FSK-së, të cilët do të qëndrojnë për gjashtë muaj nën ombrellën e ushtrisë britanike për të kontribuar në trajnimin e ushtarëve ukrainas”, ka shkruar Maqedonci.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ