Monday, March 24, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTSPORTFSHF hap garën për shitjen e të drejtës TV të “Abissnet Superiore”

FSHF hap garën për shitjen e të drejtës TV të “Abissnet Superiore”

Federata Shqiptare e Futbollit në bazë të procedurave dhe si pronare e të drejtës së transmetimit të veprimtarive sportive të organizuara prej saj, në bazë të nenit 35 të Ligjit 79/2017 kërkon të shesë të drejtën televizive për garat futbollistike, për territoret e Republikës së Shqipërisë dhe Republikës se Kosovës për një periudhë 3-vjeçare. FSHF ka çelur zyrtarisht garën për të drejtën televizive të kampionatit kategoria “Abissnet Superiore” si edhe fazës “Final 4”, Kategoria e Parë, si edhe të Kupës së Shqipërisë e Superkupës së Shqipërisë, teksa bëjmë me dije se ftesat për ofertë me specifikimet teknike dhe dokumentacionin e nevojshëm, u janë dërguar njëkohësisht subjekteve që operojnë në këtë fushë. Të gjithë të interesuarit duhet të paraqesin ofertën ose ofertat e tyre ekonomike shoqëruar me dokumentet e specifikuara në Aneksin Nr. 1 brenda datës 26.07.2023, ora 15:00 pranë selisë së Federatës Shqiptare të Futbollit në Tiranë. Ofertat e paraqitura duhet të përfshijnë kuotimin bazuar vetëm për të drejtën e transmetimit, tatimin mbi vlerën e shtuar dhe dokumentet shoqëruese, duhet të jenë në formë origjinale ose kopje të noterizuara. Prodhimi dhe ofrimi i sinjalit ne formatin Full HD do të sigurohet nga FSHF dhe do t’i jepet transmetuesit fitues gati për transmetim. Mungesa e dokumenteve të kërkuara apo paraqitja e tyre pas afatit, përbën shkak për skualifikimin nga gara.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ