Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREFRANCË – Protesta të reja kundër reformës së pensioneve

FRANCË – Protesta të reja kundër reformës së pensioneve

Sindikatat në Francë kanë bërë sërish thirrje për greva dhe protesta kundër reformës së pensioneve të presidentit, Emmanuel Macron. Autoritetet presin që 400 000 deri në 600 000 banorë të marrin pjesë në ditën e 12-të të protestave mbarëkombëtare. Në protestë është planifikuar vendosja e 11 500 policëve, 4 200 prej tyre në Paris. Këshilli Kushtetues pritet të shpallë të premten vendimin pas shqyrtimit të reformës, i cili mund ta rrëzojë reformën pjesërisht ose plotësisht ose ta shpallë atë kushtetuese. Protestat kundërshtojnë rritjen graduale të moshës së daljes në pension nga 62 në 64 vjeç. Qeveria e qendrës së djathtë kërkon të mbyllë një hendek të mundshëm në fondin e pensioneve, përmes reformës. Mosmarrëveshja u intensifikua pasi qeveria e kaloi propozimin në Asamblenë Kombëtare pa votim. Protestat, të cilat kishin qenë paqësore për javë të tëra, që atëherë janë përfshirë nga dhuna masive. Macron kërkon që reforma të hyjë në fuqi deri në fund të vitit. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments