Aktet antisemite u rritën 1 000% në Francë pas sulmeve të Hamasit më 7 tetor, sipas asaj që u publikua nga CRIF, Këshilli Përfaqësues i Institucioneve Hebraike në Francë. Shifrat në raportin e publikuar sot nga ”Le Parisien” flasin për antisemitizmin më të fortë të hasur në Francë, i cili arrin kudo, madje edhe brenda shtëpive të viktimave. Shifrat mbi të cilat bazohet studimi janë dhënë nga Ministria e Brendshme franceze. Vitin e kaluar, në Francë u regjistruan 1 676 akte antisemite, krahasuar me 436 në 2022. Që nga 7 tetori ato janë dhjetëfishuar, pasi në tetor, nëntor dhe dhjetor 2023 kishte po aq incidente (1 242) sa kishte pasur në total në tri vitet e mëparshme. Një e treta e akteve antisemite prekën “sferën private” (shtëpinë e viktimës, afër shtëpisë ose vendit të punës), ndërsa 20,4% ndodhën në vende publike