Saturday, April 19, 2025
HomeSOCIALENDERKOMBETAREFranca shqyrton ndërtimin e 14 termocentraleve të reja bërthamore

Franca shqyrton ndërtimin e 14 termocentraleve të reja bërthamore

Franca po kërkon të ndërtojë më shumë termocentrale të reja sesa ishte paralajmëruar më parë në zgjerimin e planifikuar të energjisë bërthamore. “Fillimisht po flasim për gjashtë reaktorë, ndërkohë që tetë të tjerë janë duke u shqyrtuar”, tha ministrja franceze e Energjisë, Agnès Pannier-Runacher për të përditshmen e biznesit ”Les Echos”. “Por, unë i bëra qartë industrisë këtë pyetje: A mund të shkoni përtej 14 reaktorëve deri në vitin 2050?”, tha ajo. Ajo shtoi se industria duhet së pari t’i përgjigjet kësaj pyetjeje. “Përzierja jonë e energjisë duhet të marrë parasysh realitetin, shkencën si dhe realitetet industriale dhe nuk duhet të bazohet në ideologji të thjeshtuara”, theksoi ministrja. “Arritja e neutralitetit të CO2 deri në vitin 2050 kërkon që ne të prodhojmë masivisht më shumë energji elektrike”, tha Pannier-Runnacher. “Më duhet t’i paraqes parlamentit kufizimet fizike që lidhen me këtë kapacitet të ri prodhimi për të sqaruar se sa larg mund të shkojmë teknikisht deri në vitin 2050 për sa i përket diellit, erës detare dhe bërthamore për të bërë zgjedhjet më të mira për përzierjen e energjisë”, shtoi ajo. Franca dëshiron të vazhdojë të mbështetet ndjeshëm në energjinë bërthamore për furnizimin e saj me energji. Presidenti Emmanuel Macron njoftoi një “rilindje të fuqisë bërthamore franceze” një vit më parë. Franca është prodhuesi i dytë më i madh i energjisë bërthamore në botë pas SHBA-së dhe aktualisht ka 56 termocentrale bërthamore. Parlamenti francez po debaton aktualisht një ligj për të përshpejtuar ndërtimin e centraleve të reja bërthamore. Ndërtimi i reaktorëve të parë të rinj është planifikuar të fillojë në vitin 2027. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ