Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREFranca refuzon njohjen e shtetit palestinez

Franca refuzon njohjen e shtetit palestinez

Ministri i Jashtëm i Francës, Stephane Sejourne ka hedhur poshtë idenë e njohjes së Palestinës si shtet. “Pozicioni ynë është i qartë. Njohja e Palestinës nuk është tabu për Francën”, tha sot ministri, pas një takimi me homologun e tij izraelit, Israel Katz në Paris. ”Megjithatë, vendimi në favor të njohjes duhet të jetë i dobishëm, që do të thotë se ai mundëson përparim vendimtar në një nivel politik”, tha Sejourne duke theksuar se duhet të bëhet në kohën e duhur. ”Nuk është thjesht një çështje simbolike apo çështje pozicionimi politik, por një instrument diplomatik në shërbim të një zgjidhjeje me dy shtete që jetojnë krah për krah në paqe dhe siguri”, tha ministri i Jashtëm francez. ”Franca nuk beson se deri më sot janë plotësuar kushtet që ky vendim të ketë një ndikim real në këtë proces”, theksoi ai. Norvegjia, Irlanda dhe Spanja thanë sot se do ta njihnin Palestinën si shtet më 28 maj. Vizita e Katz në Paris vjen pas pozicionimit të Francës në favor të Gjykatës Ndërkombëtare Penale (ICC), kryeprokurori i së cilës aplikoi për urdhërarrestet kundër kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, ministrit të mbrojtjes Yoav Gallant dhe tre liderëve të lëvizjes islamike palestineze Hamas, përfshirë Yehya. al-Sinwar, i cili drejton Hamasin në Gaza. Ministria e Jashtme e Parisit deklaroi se mbështet GJNP-në, pavarësinë e saj dhe luftën kundër mosndëshkimit në të gjitha situatat. Pas takimit me Katz, Sejourne shkroi në X se “unë rikonfirmova prioritetet e Francës: lirimin e menjëhershëm të pengjeve, armëpushimin, ndihmën masive humanitare dhe dy shtete që jetojnë në paqe dhe siguri”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments