Këtë vit, qeveria e re në Paris synon fillimisht, një raport të deficitit prej 5,4%, pasi qeveria e mëparshme e ish-komisionerit të BE-së Michel Barnier u rrëzua nga opozita mes një mosmarrëveshjeje mbi një buxhet më ambicioz shtrëngues.
Si rezultat, Franca nuk ka miratuar ende një buxhet për vitin aktual – dhe është e paqartë se cilat masa shtrënguese do të jetë në gjendje të nxisë kryeministri i ri François Bayrou në parlamentin e ndarë.
Ministri francez i Financave, Éric Lombard falënderoi homologët e tij të BE-së dhe Komisionin Evropian.
“Ne nuk mund t’u lëmë një borxh dhe një deficit të tillë fëmijëve dhe nipërve tanë”, tha ai.
“Me një raport borxhi prej gati 110% të prodhimit ekonomik në vitin 2023, Franca është ndër vendet me performancën më të dobët të BE-së”, sipas zyrës statistikore të BE-së “Eurostat”.
Franca është ekonomia e dytë më e madhe në BE, pas Gjermanisë. Rregullat e unionit për borxhin dhe deficitet e qeverisë përcaktojnë se niveli i borxhit të një shteti anëtar nuk duhet të kalojë 60% të prodhimit ekonomik.
Në të njëjtën kohë, deficiti i përgjithshëm i qeverisë – diferenca midis të ardhurave dhe shpenzimeve të buxhetit publik, i cili duhet të mbulohet kryesisht nga huamarrja – duhet të mbahet nën vlerën 3% të produktit të brendshëm bruto (PBB).