Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALEKOSOVAFranca, Gjermania dhe Polonia: Vizat e Kosovës

Franca, Gjermania dhe Polonia: Vizat e Kosovës

Franca, Gjermania dhe Polonia mbështesin liberalizimin e vizave për Kosovën. Në një deklaratë të përbashkët theksohet nevoja për një marrëveshje gjithëpërfshirëse që i mundëson Kosovës dhe Serbisë të avancojnë në rrugët e tyre respektive evropiane dhe të kontribuojnë në stabilitetin në rajon. “Ne bëjmë thirrje për progres në lidhje me liberalizimin e vizave për Kosovën. Vendet tona janë të përkushtuara fuqishëm ndaj Procesit të Berlinit si një mjet shtesë për të nxitur bashkëpunimin rajonal dhe anëtarësimin në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor; ne theksojmë rëndësinë e zbatimit të vendimit historik nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor për të krijuar një treg të përbashkët rajonal”, thuhet në deklaratën e këtyre tri shteteve, të njohura po ashtu si “Trekëndëshi i Vajmarit”. Liderët e Francës, Gjermanisë dhe Polonisë kanë rënë dakord që të zhvillojnë një vizitë në Ballkanin Perëndimor. Kosova është shteti i vetëm në Ballkanin Perëndimor që nuk ka liberalizim vizash me Bashkimin Europian. Aktualisht, Kosova ka vetëm Marrëveshje Stabilizim -Asociimi (MSA) me BE-në, e cila është marrëveshje e vetme kontraktuale midis dy vendeve.https://lajme.rtsh.al/artikull/franca-gjermania-dhe-polonia-te-liberalizohen-vizat-e-kosoves

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments