Sunday, November 24, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTURE“Forumoteka” sjell në COD “Virgjëresha shqiptare”

“Forumoteka” sjell në COD “Virgjëresha shqiptare”

Qendra për Hapje dhe Dialog (COD) në bashkëpunim me regjisorin Bujar Alimani, organizoi takimin e radhës te ciklit “Forumoteka”. Në këtë aktivitet u shfaq dhe më pas u diskutua filmi me metrazh të gjatë “Virgjëresha shqiptare”. Ky produksion i vitit 2021 është një bashkëpunim shqiptaro-gjerman me një kohëzgjatje prej 120 minutash, ku kanuni, komunizmi dhe femra shqiptare bashkohen në regjinë e Bujar Alimanit. Filmi trajton Shqipërinë e viteve `50, ku Luana, një vajzë e re, vendos të kryejë betimin e burrneshave, për të marrë hakun e familjes dhe për të qenë zonjë e fatit të saj. Në takimin e ciklit “Forumoteka” kanë qenë të pranishëm edhe disa prej aktorëve protagonistë si Kasem Hoxha, e Lulzim Zeqja. Filmi i financuar edhe nga Eurimage, ka fituar disa çmime ndërkombëtare, mes të cilëve në Festivalin e Filmit në Varshavë dhe në Ostende Film Festival, në Belgjikë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments