Monday, March 24, 2025
HomeSOCIALEFormati i ri i lejes së qarkullimit unifikon 3 dokumente në 1

Formati i ri i lejes së qarkullimit unifikon 3 dokumente në 1

Leja e re e qarkullimit të mjetit, prej 2 muajsh ka zëvendësuar 3 dokumente dhe po lehtëson e kursen qytetarët që shërbehen pranë drejtorive rajonale. Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhja deklaroi në një intervistë në medie, se formati i ri unifikon 3 dokumente në 1, lejen e vjetër të qarkullimit, certifikatën e pronësisë dhe lejen ndërkombëtare të mjetit. Sipas tij, leja e re e qarkullimit kushton 40% më lirë. Gonxhja theksoi se leja e re e qarkullimit nuk ka afat skadence, ndërsa ofron elemente sigurie e cilësi të lartë, të dhëna të kodifikuara sipas BE, vit prodhimi e vit të parë regjistrimi mjeti, kod QR, prokat rezistent, personalizim me puntim e prakticitet. “Leja e re e qarkullimit e mjetit lëshohet për regjistrime të reja ose kur qytetari azhurnon të dhënat e mjetit, kur ndërron pronësinë, kur humb apo dëmtohet leja e vjetër dhe kur qytetari dëshiron vetë të marrë lejen e re. Nuk ka detyrim për mbajtësit e lejes së vjetër të mjetit që ta ndërrojnë atë”, deklaroi Gonxhja. Aktualisht janë mbi 800 mijë mjete aktive në të gjithë vendin ose 285 mjete aktive për 1000 banorë. Në një vit parashikohet që rreth 160 mijë qytetarë të marrin lejen e re të qarkullimit.http://ata.gov.al/2022/08/15/gonxhja-formati-i-ri-i-lejes-se-qarkullimit-unifikon-3-dokumente-ne-1/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ