Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIForcohen valutat në raport me lekun

Forcohen valutat në raport me lekun

Në tregun e këmbimit valutor vendas, të premten, monedhat e huaja forcuan pozitat në raport me lekun, krahasuar me një ditë më parë. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan u forcua me 1.09 lekë dhe këmbehet me 90.70 lekë, ndërsa euroja u ngjit në kuotën e 100.93 lekëve, ose 0.44 lekë më shumë se të enjten. Me 0.93 lekë, pozitat i ka forcuar edhe paundi britanik. Monedha britanike këmbehet me 116.65 lekë, ndërsa franga zvicerane u mbiçmua me 0.20 lekë dhe këmbehet me 104.66 lekë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments