Në tregun e këmbimit valutor vendas, të premten monedhat e huaja forcuan pozitat në raport me lekun, krahasuar me një ditë më parë. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan u forcua me 0.60 lekë dhe këmbehet me 101.12 lekë, ndërsa euroja u ngjit në kuotën e 111.12 lekëve, ose 0.09 lekë më shumë se ditën e enjte. Me 0.78 lekë, pozitat i ka forcuar edhe paundi britanik. Monedha britanike këmbehet me 126.06 lekë, ndërsa franga zvicerane u mbiçmua me 0.28 lekë dhe këmbehet me 112.89 lekë. Sot në këmbim me lekun, edhe valutat e tjera kanë pësuar rritje. atsh