Në tregun e këmbimit valutor vendas, të premten monedhat e huaja forcuan pozitat në raport me lekun, krahasuar me një ditë më parë. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan u forcua me 0.29 lekë dhe këmbehet me 107.11 lekë, ndërsa euroja u ngjit në kuotën e 116.63 lekëve, ose 0.21 lekë më shumë se ditën e enjte. Me 0.24 lekë, pozitat i ka forcuar edhe paundi britanik. Monedha britanike këmbehet me 132.62 lekë, ndërsa franga zvicerane u mbiçmua me 0.01 lekë dhe këmbehet me 116.37 lekë. Sot në këmbim me lekun, edhe valutat e tjera kanë pësuar rritje. ATSH