Zejtaria dhe puna artizane mbetet vlerë e shtuar në ekonominë e një vendi, e cila duke u mbështetur në traditë dhe histori, i jep një dimension të ri zhvillimit të tregtisë së këtyre produkteve, brenda dhe jashtë kufijve. Në këtë kuadër për të rikthyer dhe zhvilluar më tej këtë sektor, me aq shumë potencial që bart vendi ynë, qeveria ka miratuar, krijimin e Fondit të Artizanëve 2023, në mbështetje të biznesit artizan. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ndau në rrjete sociale lajmin e mire për mbështetjen financiare të artizanëve, teksa shkroi se “artizanët përfitojnë nga kjo thirrje, që është e hapur nga data 25 janar deri më datën 25 shkurt 2023, për të realizuar disa nga idetë dhe qëllimet e tyre në biznesin artizanal”. Qëllimi i fondit është zhvillimi i sektorit të artizanatit dhe zejtarisë në Shqipëri, duke krijuar një mjedis të favorshëm për aktivitete më të qëndrueshme ekonomike dhe krijimin e vendeve të reja të punës. Projektpropozimet që përzgjidhen nga sektori i artizanatit mbulojnë fushat për edukim, mbrojtjen, ruajtjen dhe përcjelljen e artizanit tradicional që mbështeten deri në 1 milionë lekë. Ky sektor sa i lashtë dhe me vlerë është mjaft i ndërlidhur edhe me agroturizmin, i cilipo merr zhvillim vitet e fundit në shumë krahina të vendit, ku kontribut bart edhe trashigimia artizanale, si trend që tërheq mjaft turistët e huaj. ATSH
Recent Comments
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on