Sunday, March 23, 2025
HomeSOCIALEKOSOVAFondacioni “Lumbardhi”

Fondacioni “Lumbardhi”

Në Pragë po mbahet Samiti Europian i Trashëgimisë Kulturore 2022, në kuadër të Presidencës Çeke të Këshillit të Bashkimit Evropian. Samiti i organizuar nga Europa Nostra EU, një organizëm i mbështetur financiarisht nga BE, ka ndarë çmimet fituese mes të cilëve renditej dhe fondacioni kulturor Lumbardhi, nga Kosova. Në Muzeun e Muzikës, në Pragë, në “Ditën e Ekselencës 2022”, drejtori ekzekutiv i Lumbardhit, Ares Shporta, prezantoi projektin “Lumbardhi Përsëri Publik”, nismë e cila është në mesin e fituesve të Çmimeve të Trashëgimisë Evropiane / Çmimet Europa Nostra të këtij viti në kategorinë Angazhimi dhe Ndërgjegjësimi i Qytetarëve. Gjithçka nisi me një punë të madhe ndërgjegjësimi, e cila bëri që një kinema e braktisur e Prizrenit, të kthehej në simbolin e ruajtjes së trashëgimisë kulturore. “Ndikimi që ka pasur nisma “Lumbardhi Përsëri Publik” në komunitetin lokal është shumë cilësor dhe dallohet për mënyrën se si ka ndikuar në politikat dhe qëndrimet e trashëgimisë kulturore në rajon e më gjerë. Angazhimi kreativ i të rinjve në aktivitete është i lavdërueshëm dhe bën të dukshme vlerat e shumta të vendeve të trashëgimisë për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe social të qyteteve”, theksohet në motivacionin për çmimin e marrë në Pragë. Lumbardhi e kthyer në simbol të rezistencës qytetare në mbrojtje të trashëgimisë kulturore, vazhdon aktivitetet kulturore megjithëse gjendet ende në betejë ligjore për të kundërshtuar privatizimin. Drejtuesit e kësaj lëvizjeje kanë arritur të gjejnë mbështetjen e organeve lokale e atyre qendrore dhe kjo deri tani mund të konsiderohet fitore.https://ata.gov.al/2022/09/26/fondacioni-lumbardhi-vleresohet-me-cmim-ne-samitin-europian-te-trashegimise-kulturore/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ