Friday, November 22, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIFitimi i bankave 19.1 miliardë lekë

Fitimi i bankave 19.1 miliardë lekë

Bankat tregtare në vend, për 9-mujorin e vitit 2022, regjistruan një bilanc pozitiv fitimi që shënoi vlerën 19.1 miliardë lekë. Fitimi i sektorit u rrit me 21%, krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë. Sipas BSH-së, rritja e qëndrueshme e portofolit të kredisë dhe ulja e raportit të kredive me probleme janë faktorë me ndikim pozitiv në performancën financiare të bankave. Rritja e fitimeve është shoqëruar edhe me përmirësim të ndjeshëm të treguesve të rentabilitetit. Kthimi nga kapitali, mesatarizuar me bazë vjetore, në fund të 9-mujorit arriti në 14.66%, nga 9.01% që raportohej në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Edhe kthimi nga aktivet është përmirësuar në 1.4%, nga 0.96% që kishte qenë për 9-mujorin e vitit 2021.https://ata.gov.al/2022/11/04/fitimi-i-bankave-19-1-miliarde-leke/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments