Muzeu Kombëtar “Shtëpia me Gjethe” përkujtoi firmëtarin e mohuar dhe të persekutuar nga diktatura, Bedri Pejani. Bedri Pejani lindi në Pejë më 10 tetor 1885. Arsimin e kreu në Robert College në Stamboll, për t’u diplomuar më pas për Histori. Rilindas i shquar, ai organizoi një numër kryengritjesh antiosmane në vitet 1908-1912. Për shkak të aktivitetit të tij, ai u dënua me vdekje nga gjykata osmane e Prizrenit. Si përfaqësues i Plavës, Gucisë, Gjakovës dhe Pejës, ai mori pjesë në Kuvendin e Vlorës më 28 nëntor 1912. Është gjihashtu firmëtar i Aktit të Shpalljes së Pavarësisë. Ka qenë anëtar themelues i Komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”. Këmbëngulës për një Shqipëri në kufijtë etnikë, ai lobon për çështjen shqipare në Konferencën e Paqes në Paris së bashku me Hoxha Kadri Prishtinën. Për disa kohë ka qenë dhe kryeredaktor i organit “Populli”, një nga tribunat nacionaliste që botohej në Shkodër. Në parlamentin e viteve 20’, Bedri Pejani zgjidhet disa herë si deputet. Mbështet Lëvizjen e Qershorit të vitit 1924, dhe për këtë arsye u arratis nga vendi në dhjetor me rikthimin e Ahmet Zogut në Shqipëri. Në vitin 1930 u amnistua nga Mbreti Zog dhe u kthye në Shqipëri. Gjatë pushtimit fashist, Bedri Pejani u burgos në Porto Palermo, dënim që e vuajti për 3 vite. Me daljen e tij nga burgu, në shtator 1943, ai themelon Lidhjen e Dytë të Prizrenit, për t’u bërë më pas kryetar i saj. Ishte deputet në Asamblenë Kombëtare. Mbarimi i luftës e gjen në Tiranë. Në vitin 1945 ai arrestohet dhe i dorëzohet autoriteteve jugosllave. Gjykata në Prizren e dënon me vdekje, ndonëse Bedri Pejani ndodhej në spital për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore. Ndërron jetë më 6 korrik 1946 në spitalin e Prizrenit.https://ata.gov.al/2022/11/23/firmetari-i-pavaresise-bedri-pejani-i-burgosur-dhe-i-mohuar-nga-diktatura/
Recent Comments
Zj. Xhaçka tha se Shqipëria eshtë e vendosur për pavarësinë dhe tërësinë territoriale të Ukrainës
on
Qarku DIBER
on
Bashkia KLOS
on
Bashkia MAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku KUKES
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on