Revista e njohur britanike “The Financial Times” ka shpallur presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky si personin e vitit 2022. “Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky është personi i vitit, sipas “The Financial Times”. ”44-vjeçari ka fituar një vend në histori për shfaqjen e tij të jashtëzakonshme të lidershipit dhe qëndrueshmërisë”, sipas “The Financial Times” në Twitter. “Vendimi i Zelensky për të qëndruar në Kiev në vend që të pranonte ofertën e evakuimit ishte një nga momentet më të rëndësishme në luftë”, sipas medias. “Unë jam më shumë i përgjegjshëm se sa i guximshëm. . . Urrej t’i zhgënjej njerëzit”, tha presidenti i Ukrainës në një intervistë për “The Financial Times”.https://ata.gov.al/2022/12/05/financial-times-shpall-zelensky-njeriun-e-vitit/