Monday, March 17, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREFilmi “Rrugës” , në Festivalin e Kanës

Filmi “Rrugës” , në Festivalin e Kanës

Filmi “Rrugës” i regjisorit nga Kosova, Samir Karahoda, ka arritur të bëhet pjesë e përzgjedhjes zyrtare të Festivalit të Filmit në Kanë. Kjo është hera e dytë që regjisori Samir Karahoda arrin të marrë pjesë në këtë festival, nga më të rëndësishmit e kinematografisë botërore. Pas pjesëmarrjes në vitin 2021 me filmin “Pa Vend”, ai këtë vit merr pjesë me filmin e ri “Rrugës”, në seksionin e filmit me metrazh të shkurtër, duke u bërë regjisori i parë nga Kosova që ka shfaqur dy filma të ndryshëm në Kanë.

Filmi “Rrugës” është shkruar nga Samiri dhe djali i tij, Mironi, bazuar në një bisedë që të dy kanë zhvilluar në automjet, përgjatë rrugës për në aeroport. Mironi së bashku me Ylber Mehmetin, luajnë dy rolet e vetme në film. Montazhi i filmit është realizuar prej Enis Saraçit. “Rrugës” është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, Televizioni Kulturor Europian “ARTE” dhe Televizioni Finlandez “Yle”. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, uroi ekipin realizues të kenë sa shumë suksese në konkurimin e këtij viti. Kryeministri Kurti, në një mesazh në rrjetet sociale, shkroi se ai vetë kishte qenë i pranishëm në studion e montazhit, në muajin shkurt. Këtë vit Festivali i Kanës do të ketë edicionin e tij të 77-të.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ