Sunday, April 20, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREFilmi “Nji prej nesh” fiton 3 çmime në festivalin “Hyjnesha në fron”

Filmi “Nji prej nesh” fiton 3 çmime në festivalin “Hyjnesha në fron”

Filmi me metrazh të gjatë “Nji prej nesh”, me skenar e regji të Ergys Metës, fitoi 3 çmime në festivalin “Hyjnesha në fron” në Kosovë. Filmi “Nji prej nesh” fitoi çmimin “Filmi më i mirë, “Regjisori më i mirë”, si dhe aktori protagonist Alban Ukaj, u vlerësua me çmimin “Aktori më i mirë”. Filmi është financuar nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë dhe është prodhuar nga shtëpia kinematografike “Era Film”. Në qendër të skenarit të këtij filmi është Sula, një ish vullnetar i luftës së Kosovës që kthehet në Shqipëri, për t’u bërë pjesë e forcave të rendit. Sula vuan nga çrregullimet e stresit post-traumatik. Por deri ku është i gatshëm të shkojë ai për të bërë drejtësi, në një qytet ku korrupsioni ka kapur majat e hierarkisë së pushtetit? Ky ishte edicioni i 16-të i festivalit “Hyjnesha në fron”, ku për tri ditë me radhë, u shfaqën filma dhe u zhvilluan aktivitete artistike nga komuniteti i krijuesve të filmit dhe dashamirësve të këtij arti, në kinemanë emblematike “Kino Armata”. Në këtë edicion, garuan 18 filma në kategoritë e filmave të shkurtër dhe të gjatë.

Nga filmat e metrazhit të shkurtër u vlerësuan:

Filmi më i mirë: “Witness”

Filmi me skenarin më të mirë: “Alikija”

Aktori më i mirë: Avni Dalipi, “Ninullë”

Regjisori më i mirë: Hamid Yoosefi, “Sphinx”

Çmimi “Hyjnesha në Fron” shkoi për “Takbir” ndërsa sa i takon filmave me metrazh të gjatë, çmimet ishin:

Filmi më i mirë: “Nji Prej Nesh”

Filmi me skenarin më të mirë: “Forbidden Womanhood”

Aktori më i mirë: Alban Ukaj, “Nji Prej Nesh”

Regjisori më i mirë: Ergys Meta, “Nji Prej Nesh”

Kinematografia më e mirë: Ariel: Back to Buenos Aires

Hyjnesha në Fron: “Nguyen”

Çmimi për vepër jetësore – Xhevat Qorraj

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ