Wednesday, April 23, 2025
HomeSOCIALEEKONOMIFieri, qarku me prodhimin më të lartë të drithërave

Fieri, qarku me prodhimin më të lartë të drithërave

Qarku i Fierit prodhoi sasinë më të madhe të drithërave përgjatë vitit 2023. Instituti i Statistikave (INSTAT) publikoi së fundmi raportin mbi statistikat e bujqësisë, sipas të cilit prodhimi i drithërave në vitin 2023 është 701.314 tonë, ndërsa qarku i Fierit ka nivelin më të lartë me 176.584 tonë, pasuar nga qarqet Elbasan me 95.572 tonë dhe Korçë me 83.889 tonë. Sipas INSTAT-it, në vitin 2023, prodhimi i patates është 274.188 tonë, duke shënuar një rritje me 4,38 %, në krahasim me vitin 2022. Qarqet që kanë nivelin më të lartë të prodhimit të patates në vend janë, Korça me 68.428 tonë, Fieri me 53.583 tonë dhe Elbasani me 29.265 tonë. Rritja e lehtë e prodhimit të drithërave gjatë vitit 2023 lidhet me fillimin e një prirjeje të fermerëve shqiptarë për të kultivuar grurë, pas rritjes së çmimit në tregun ndërkombëtar të grurit dhe të miellit për shkak të pushtimit të Ukrainës nga Rusia. Specialistët e bujqësisë thonë se kushtet për rritjen e sipërfaqeve të kultivimit, sidomos me grurë dhe misër, janë mjaft të favorshme në disa zona të vendit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

JamesBok on Bashkia CERRIK
Iyannason on Qarku GJIROKASTER
JamesBok on Bashkia CERRIK
JamesBok on Qarku DIBER
JamesBok on Bashkia DELVINE
Iyannason on Qarku GJIROKASTER
Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ