Federata Ndërkombëtare e Basketbollit (FIBA) ka njoftuar se Katari do të jetë nikoqir i Kupës së Botës në Basketboll 2027 dhe të gjitha ndeshjet e turneut do të luhen në Doha. Pas organizimit të Botërorit në futboll nëntorin dhe dhjetorin e vitit të kaluar, ku Argjentina u bë kampione e botës, Katari do të organizojë një tjetër ngjarje të rëndësishme sportive pas 4 vitesh. FIBA thekson se kanë mbetur të impresionuar nga oferta e Katarit ndërsa si avantazh kanë theksuar mbajtjen e kompeticionit në një qytet, duke argumentuar se tifozët do të kenë mundësi më të madhe që të ndjekin më shumë ndeshje me më pak udhëtime. Përveç kësaj, e gjithë infrastruktura që do të përdoret gjatë kampionatit është ndërtuar tashmë ndërsa teknologjitë e gjelbra të përdorura gjerësisht do të ndihmojnë që Kupa e Botës FIBA 2027 të bëhet një ngjarje pa karbon. “Një nga destinacionet me lidhjet më të mira në botë, kryeqyteti i Katarit, Doha, ka fluturime direkte nga shumica e vendeve potenciale pjesëmarrëse, ndërsa rrjeti i metros dhe transportit publik i përmirësuar së fundmi lidh të gjitha vendet, duke ofruar shërbime të nivelit të lartë për të gjithë vizitorët”, tha ndër të tjera FIBA. Ky do të jetë kompeticioni i tretë botëror radhazi që do të mbahet në kontinentin aziatik. Katër vite më parë kampionati u mbajt në Kinë, ku fitues të kampionatit ishin spanjollët. Nga data 25 gusht deri më 10 shtator të këtij viti, 32 kombëtare do të garojnë për titullin kampion bote në një turne që do të mbahet në tri shtete aziatike, Japoni, Filipine dhe Indonezi.
Recent Comments
Zj. Xhaçka tha se Shqipëria eshtë e vendosur për pavarësinë dhe tërësinë territoriale të Ukrainës
on
Qarku DIBER
on
Bashkia KLOS
on
Bashkia MAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku KUKES
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on