Friday, October 25, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREFestivali Ndërkombëtar i Filmit për të Drejtat e Njeriut

Festivali Ndërkombëtar i Filmit për të Drejtat e Njeriut

Në Akademinë e Filmit dhe Multimedias Marubi u mbajt konferenca për mediat për edicionin e 18-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për të Drejtat e Njeriut. Ky edicion do të sjellë pranë publikut 49 filma, të cilët do të shfaqen në datat 18 deri 23 shtator në kinemanë e Marubit si edhe në institucione të tjera si Parlamenti i Shqipërisë, Autoriteti i Dosjeve, Akademia e Policisë, Shkolla e Magjistraturës, kinema “Maks Velo” Laprakë, Qendra për Hapje dhe Dialog në Kryeministri, etj. Filmat lidhen drejtpërdrejtë me temën e këtij edicioni: “E Vërteta, Pandëshkueshmëria dhe të Drejtat e Njeriut”. Konferenca për shtyp drejtohej nga regjisori i mirënjohur, prof. Kujtim Çashku, themelues i festivalit. Kosova, Ukraina, Izraeli, Italia, Rusia, Palestina, Hungaria, Gjermania, Uganda etj., janë shtetet ku shtrihet harta e filmave të këtij edicioni, duke sjellë raste të ndëshkimit e mosndëshkimit. Edicioni i 18-të i IHRFFA do të çelet me filmin italian “Shocking marriage” me regji të Demetrio Casile, i cili do të jetë i pranishëm në Tiranë, së bashku me aktorin protagonist Natale Bova. “Shocking marriage” është një satirë e pamëshirshme kundër sistemit arrogant dhe të mbushur me padrejtësi sociale, tipik i botës mafioze. Filmi rrëfen në mënyrë komike martesën e motrës së bukur të një mafiozi me djalin më të druajtur të qytetit. Origjinal, ironik, zbavitës dhe herë pas here surreal. Filmi do të shfaqet në sallën e kinemasë të Akademisë “Marubi” dhe hyrja do të jetë e lirë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments