Sunday, April 20, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREFestivali i Teatrit Shqiptar “Moisiu” sjell “Faustin” tek ArTurbina

Festivali i Teatrit Shqiptar “Moisiu” sjell “Faustin” tek ArTurbina

Salla 400 në ArTurbina do të mikpresë sonte “Faustin”, me regjisor Fadil Hysaj. Vepra vjen si një bashkëprodhim i Teatrit të Gjilanit, Teatrit Kombëtar të Kosovës dhe Teatrit “Bekim Fehmiu” të Prizrenit. Drama e sjellë në Festivalin e Teatrit Shqiptar “Moisiu”, është e bazuar në veprën e famshme të dramaturgut gjerman, Gëte. Fausti, heroi i veprës, kupton se ka shpenzuar jetën në kërkim të dijeve më të larta është i gatshëm që t’i shesë shpirtin Mefistofelit, në këmbim të edhe 30 viteve jetë të cilat do dëshironte t’i përdorte për të përjetuar dashurinë e munguar dhe mundësinë për të lëvizur në kohë dhe hapësira të tjera për të ngopur kureshtjen e tij të pafundme. Por në jetën që fiton në këmbim, Fausti bëhet pjesë e një bote të shfrenuar e mizore, në të cilën shpirti shitet dhe këmbehet për synime shumë më të ulëta se ato të Faustit. Legjenda e Faustit do të interpretohet nga: Shkëlzen Veseli, Adrian Morina, Xhevdet Doda, Beslidhje Bytyqi, Aurita Agushi, Shpetim Kastrati, Kushtrim Qerimi, Sheqerie Buqaj, Ali Demi Demi, Alban Krasniqi, Zana Berisha, Emine Toska, Rifat Smani, Valmira Hoti, Mejreme Berisha dhe Alban Morina. Kompozitori i pjesës është Memli Kelmendi dhe skenografia nga Mentor Berisha.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ