Mbrëmja e së premtes shënoi çeljen e Festivalit të Filmit Polak “Visua”. Ky është edicioni i dytë i këtij festivali, që kësaj here vjen me organizimin e Agjencisë së Industrisë Kreative, si partner kryesor. AIK kishte përzgjedhur filmin e Tomsz Chabowski-t, një prodhim i vitit 2021, me titullin “Këngë për Dashurinë”, për natën e parë të festivalit. Industria polake e filmit, vitet e fundit ka njohur një lulëzim me ritme të shpejta për sa i përket produksioneve dhe kinematografisë në tërësi. Ceremonia zyrtare e hapjes së këtij festivali, u krye në Kinema Millennium, me praninë e artdashësve dhe medias. Festivali ka si bashkëfinancues Polish Film Institute dhe një nga partnerët e shumtë të tij, është Bashkia Tiranë. atsh