Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) miratoi ”Leqembi”-n, ilaçin e parë të provuar që ngadalëson përparimin e sëmundjes së Alzheimerit. FDA tha se miratimi bazohej në të dhënat klinike që tregojnë efektin e ilaçit në një “pikë përfundimtare zëvendësuese” që “ka të ngjarë të parashikojë një përfitim klinik për pacientët”. ”Leqembi” ngadalëson rënien e kujtesës me rreth 27 për qind gjatë 18 muajve, sipas testeve klinike. “Veprimi i sotëm është verifikimi i parë që një ilaç, i cili synon procesin e sëmundjes së Alzheimerit ka treguar përfitim klinik në këtë sëmundje shkatërruese”, deklaroi Teresa Buracchio, drejtoreshë në detyrë e Zyrës së Neuroshkencës në Qendrën për Vlerësimin dhe Kërkimin e Barnave të FDA-së. “Ky studim konfirmues vërtetoi se është një trajtim i sigurt dhe efektiv për pacientët me sëmundjen e Alzheimerit”, shtoi Buracchio. Miratimi i agjencisë ka të ngjarë të çojë në mbulimin e Medicare për të rriturit mbi 65 vjeç pasi infuzioni dy herë në muaj kushton 26 500 dollarë në vit. Më shumë se 6,5 milionë amerikanë janë të prekur nga sëmundja e Alzheimerit, e cila është shkaku i pestë kryesor i vdekjeve në mesin e të rriturve mbi 65 vjeç. atsh
FDA miraton ilaçin e ri kundër Alzheimerit
RELATED ARTICLES
Recent Comments
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on