Friday, March 28, 2025
HomeSHKENCA DHE JETAFauna e egër,Rezervatin e Menaxhuar Balloll, Berat

Fauna e egër,Rezervatin e Menaxhuar Balloll, Berat

Rezervati i Menxhuar Balloll në Berat, ka qenë përherë një ekosistem i shëndetshëm, si nga ana e florës, ashtu edhe e faunës. Stafi i Administratës së Zonave të Mbrojtura në Berat ka bërë të mundur vendosjen e disa kamerave kurth në zonë, për të përftuar një tablo më të qartë të jetës së egër. Moratoriumi i gjuetisë, gjithashtu edhe kujdesi i vazhdueshëm i stafeve të zonave të mbrojtura po dëshmojnë çdo ditë rigjenerimin e faunës së egër në vendin tonë. Vendosja e kamerave kurth në zonat e mbrojtura ka për qëllim vrojtimin e faunës së egër që ndodhet në këto zona.

Rezervati i Menxhuar Balloll ndodhet në reliev kodrinor, në lartësitë nga rreth 400-900m, në të dy shpatet e kurrizit malor të Tërpanit. Llojet e shpendëve në këtë rezervat janë të Rendit Passeriformes (Harabelorët), të përshtatshëm për jetesën në mjediset pyjore/shkurreta. Ndër llojet kryesor faunistik përmenden: Trishtili i madh (Parus major), Trishtili i kaltër (P. caeruleus), Gardalina (Carduelis carduelis), Grifsha (Garrulus glandarius), Qukapiku sirian (Dendropos syriacus), Fishkëllenjësi (Phylloscopus collybita) etj. Në këto habitate gjendet: Lepuri i egër, Derri i egër, Baldosa, Dhelpra, Ujku, Kaprolli, Macja e egër etj. Zona ka qenë tipike në mbajtjen e Derrit të egër dhe shërbente për popullimin edhe të zonave të tjera përreth. ATSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ