Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALEEKONOMI FAO, rrugë prosperiteti në evolucionin bujqësor

 FAO, rrugë prosperiteti në evolucionin bujqësor

Në vitin 2023, Shqipëria feston pesë dekada të një aleance të rëndësishme me Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO). Ky moment historik i rëndësishëm është një dëshmi e një rrugëtimi transformues që ka nxitur bujqësinë dhe zhvillimin rural shqiptar gjatë këtyre viteve. Në një njoftim për shtyp, FAO bën të ditur se, që nga anëtarësimi i saj në familjen e FAO-s më 12 nëntor 1973, angazhimi i Shqipërisë ndaj praktikave të qëndrueshme bujqësore ka dhënë rezultate të dukshme. Sot, Shqipëria është një vend shumë më ndryshe se sa ishte në vitet 70. Vendi është më dinamik, në rritje të shpejtë, ekonomikisht i qëndrueshëm dhe një faktor kryesor në rajonin e Ballkanit. Në këtë kuadër, në një partneritet të fortë me Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Shqipërisë, përfaqësimi i FAO-s në Shqipëri ka luajtur një rol të rëndësishëm në zhvillimin e sektorit të bujqësisë në linjë me rrugëtimin e vendit drejt integrimit në Bashkimin Evropian. Shqipëria dhe FAO, krah për krah, kanë avancuar drejt një tregu të brendshëm më të qëndrueshëm duke arritur prodhim më të mirë, ushqim më të mirë, mjedis më të mirë dhe jetë më të mirë. Kjo rrugë transformuese jo vetëm që ka sjellë prosperitet në sektor, por ka përafruar edhe Shqipërinë me objektivat globale të qëndrueshmërisë, duke harmonizuar praktikat bujqësore me standardet e BE-së. Sot, bujqësia shqiptare qëndron si një forcë shtytëse në ekonomi, duke punësuar një të tretën e popullsisë dhe duke kontribuar ndjeshëm në perspektivën ekonomike të Ballkanit Perëndimor. Bujqësia përbën nga shtyllat kryesore ekonomike të ekonomisë së Shqipërisë, dhe sipas Institutit të Statistikave në vitin 2023, kontribuon me 18.36 për qind të PBB-së së vendit. Ndërsa sektori është bërë më elastik dhe efikas, sfidat mbeten, duke bërë thirrje për një përpjekje kolektive për të përmirësuar sigurinë ushqimore, për të rritur shtimin e vlerës në prodhimin primar dhe për të përmirësuar koordinimin përgjatë zinxhirëve të vlerës së ushqimit. Gjatë këtyre viteve, FAO është përshtatur në mënyrë dinamike me nevojat në zhvillim të shteteve të saj anëtare. Në këtë kuadër, janë krijuar nisma të shumta rajonale me qasje pronarët e vegjël, fermat familjare dhe rinisë përmes transformimit të gjerë rural, dixhitalizimit dhe inovacionit. Kjo qasje bashkëpunuese ka reflektuar vazhdimisht angazhimin e Shqipërisë në axhendën e OKB-së 2030 për arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm. Disa projekte, të drejtuara nga një vizion i zhvillimit gjithëpërfshirës të zinxhirit ushqimor, kanë shënuar rezultate të dukshme në peizazhin bujqësor të Shqipërisë. Nga qumështi dhe bulmeti te frutat dhe perimet, vera dhe rrushi te vaji i ullirit, këto nisma jo vetëm që kanë përmirësuar prodhimin dhe mirëqenien e fermerëve, por kanë nxitur edhe krijimin e shoqatave të fermerëve në nivel lokal dhe kombëtar. Ndikimi i FAO-s shtrihet përtej sektorit, duke kontribuar në jetesën shqiptare dhe komunitetet rurale. Pas tërmetit të nëntorit 2019, FAO mbështeti fermerët e zonave të prekura duke ofruar grante, duke rivendosur dhe stimuluar aktivitetet bujqësore, si dhe duke rritur produktivitetin. Bujqësia në Shqipëri përfaqëson sektorin ku pothuajse 35 për qind e fuqisë punëtore është aktive gjatë vitit 2021. Për më tepër, ajo mbetet sektori parësor që punëson femrat, me 39.2 për qind krahasuar me 31 për qind të meshkujve në vitin 2021. Në këtë drejtim, përpjekjet për barazinë gjinore rurale dhe turizmi janë parë nga Organizata në ngritjen e dy inkubatorëve të agrobiznesit në Leskovik dhe Elbasan, duke përforcuar angazhimin për zhvillimin holistik rural dhe fuqizimin e grave. “Ndërsa Shqipëria feston këtë vit jubilar, partneriteti me FAO-n jo vetëm që ka formësuar të tashmen, por shërben si një partner kryesor për aspiratat e së ardhmes. Përpjekjet bashkëpunuese dhe iniciativat me ndikim, së bashku me akademinë, me Universitetin Bujqësor të Tiranës drejtojnë kërkimin drejt zhvillimit të një bujqësie më të begatë dhe të qëndrueshme të Shqipërisë për brezat që vijnë”, thuhet në njoftimin për shtyp të FAO

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments