Shpenzimet mesatare mujore për konsum për një familje, e përbërë mesatarisht nga 3.7 persona, në vitin 2022 vlerësohen me 88.367 lekë. INSTAT publikoi sot Anketën e buxhetit të njësive ekonomike familjare, për 2022, sipas të cilës, shpenzimet për konsum për një familje shënuan rritje me 4.5 %, krahasuar me vitin 2021. Sipas të dhënave, shpenzimet për konsum për 758 973 familje llogariten rreth 67 miliardë lekë në muaj. Në vitin 2022, grupi “restorante dhe hotele” ka rezultuar me rritjen më të lartë të shpenzimeve mesatare mujore për konsum, me 37.5 %, krahasuar me vitin 2021, ndjekur nga grupet: “transport” me një rritje prej 15.7 % dhe “pije alkoolike dhe duhan” me rritje prej 14 %. Ndërsa grupi “shëndet” ka rezultuar me ulje të shpenzimeve mesatare mujore për konsum, me 17.2 %. Sipas strukturës së shpenzimeve mesatare mujore për konsum, një familje shpenzon mesatarisht për “ushqime dhe pije joalkoolike”, 35.083 lekë. Kjo shumë zë një peshë prej 39.7 % në buxhetin familjar. Nëngrupet që zënë peshën më të madhe në shpenzimet për ushqim janë: “mish dhe nënprodukte” me 18.9 %, “bukë dhe drithëra ” me 16.9 % ndjekur nga “qumësht me nënproduktet e tij dhe vezë” me 12.9 %. Grupi i shpenzimeve për banesën, me shpenzimet për energji elektrike, ujë, lëndë djegëse, qira të paguar dhe riparime të vogla, me një vlerë mesatare mujore të shpenzimeve prej 8.640 lekë, përbën 9.8 % të totalit të buxhetit familjar. Grupi “restorante dhe hotele”, me një vlerë mesatare mujore të shpenzimeve prej 6.448 lekë, zë 7.3 % të buxhetit gjithsej. Në vitin 2022, qarku i Tiranës paraqet shpenzimet mesatare më të larta mujore për konsum. Ndërsa qarqet me nivel më të ulët të shpenzimeve mesatare mujore për konsum janë qarku i Dibrës me 72.724 dhe i Kukësit me 73.099 lekë në muaj për një familje.
Familjet rritën shpenzimet për konsum me 4.5 %, në 2022-shin
RELATED ARTICLES
Recent Comments
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on