F1-Verstappen fillon sezonin me fitore

0
3

Max Verstappen filloi dje sezonin 2023 të Kampionatit Botëror në Formula 1 duke fituar Çmimin e Madh të Bahreinit. Kampioni në fuqi, i cili përfundoi me kohën 1:33:56.736, u pasua nga piloti tjetër i Red Bull, Sergio Perez, ndërsa i treti ishte piloti i Aston Martin, Fernando Alonso. Charles Leclerc duhej të tërhiqej në xhiron e 41-të për shkak të një problemi me motorin, duke shkatërruar shpresat e Ferrarit për podium. Lewis Hamilton nga Mercedes e përfundoi garën i 5-ti pas pilotit të Ferrarit, Carlos Sainz. Me fitoren e parë, Verstappen kryeson renditjen e pilotëve me 25 pikë, Perez është i dyti me 18 pikë dhe Alonso është i 3-ti me 15 pikë. Red Bull Racing është në krye të renditjes së konstruktorëve me 43 pikë, ndërsa Aston Martin është i dyti me 23 pikë dhe Mercedes është në vendin e tretë me 16 pikë. Raundi tjetër i sezonit do të jetë Çmimi i Madh i Arabisë Saudite në datat 17-19 mars. atsh