Hungaria do të presë garën e 12-të të sezonit në Kampionatin Botëror në Formula 1. Xhirot për renditjen në Çmimin e Madh të Hungarisë do të fillojnë nesër në orën 16:00 në pistën Hungaroring e gjatë 4,38 kilometra në kryeqytetin Budapest. Gara prej 70 xhirosh do të zhvillohet të dielën më 23 korrik në orën 15:00. Deri më tani Max Verstappen nga Red Bull ka fituar tetë gara ndërsa shoku i tij i skuadrës, Sergio Perez, dy gara. Etapa e 6-të e sezonit, Çmimi i Madh i Emilia Romagna në Itali u anulua për shkak të fatkeqësisë së përmbytjeve.