Belgjika do të presë garën e 13-të të sezonit në Kampionatin Botëror në Formula 1. Xhirot për renditjen në Çmimin e Madh të Belgjikës do të fillojnë nesër në orën 17:00 në pistën Spa-Francorchamps e gjatë 7 kilometra në fshatin Francorchamps në afërsi të qytetit belg Stavelot. Gara sprint do të zhvillohet më 29 korrik të shtunën në orën 16:30. Gara prej 44 xhirosh do të zhvillohet të dielën më 30 korrik në orën 15:00. Deri më tani Max Verstappen nga Red Bull ka fituar nëntë gara ndërsa shoku i tij i skuadrës, Sergio Perez, dy gara. Etapa e 6-të e sezonit, Çmimi i Madh i Emilia Romagna në Itali u anulua për shkak të fatkeqësisë së përmbytjeve. Pesë vendet e para të klasifikimit të pilotëve dhe ekipeve janë si më poshtë: – Klasifikimi i pilotëve 1. Max Verstappen (Holandë): 281 pikë 2. Sergio Perez (Meksikë): 171 3. Fernando Alonso (Spanjë): 139 4. Lewis Hamilton (Britani e Madhe): 133 5. George Russell (Britani e Madhe): 90 – Ekipet 1. Red Bull: 452 2. Mercedes: 223 3. Aston Martin: 184 4. Ferrari: 167 5. McLaren: 87 atsh
Recent Comments
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on