Fshati i mrekullueshëm bregdetar, mund të jetë zgjidhja perfekte për pushime të lira në vitin 2024. Dhërmiu ndodhet në detin Jon dhe ofron plazhe spektakolare si dhe ambiente argëtuese të jetës së natës. Riviera Shqiptare është një nga destinacionet turistike me rritjen më të shpejtë në Evropë, por mbetet ende një vend i përballueshëm për turistët britanikë që kërkojnë çmime të ulëta.
Ju mund te akomodoheni në hotele (me katër yje) në fshatin e bukur bregdetar për vetëm 50 paund nata, në korrik. Ndërsa Aeroporti i ri i Vlorës është ende në ndërtim e sipër, për momentin, turistët do të duhet të fluturojnë drejt Aeroportit të Tiranës për të arritur në Dhërmi. Edhe pse duhen rreth tre orë e gjysmë për të vizituar Dhërmiun, ia vlen të sakrifikoni për këtë destinacion të jashtëzakonshëm.
Dhërmiu ka disa restorante fantastike që shërbejnë ushqime deti, ndërsa vegjetarianët do të gjejnë ushqime të freskëta vendase. Turistët që marrin me qira një makinë ose zgjedhin transportin publik në Shqipëri mund të zgjasin pushimet e tyre për të eksploruar më shumë vendin. Tirana është një nga vendpushimet më të lira të Evropës, me disa muze interesantë dhe bare koktejlesh të përballueshme.
