Monday, November 25, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREEva Golemi dhe Gëzim Myshketa, në teatrin “Verdi” të Salerno-s

Eva Golemi dhe Gëzim Myshketa, në teatrin “Verdi” të Salerno-s

Sopranoja e mirënjohur e TKOB-së, Eva Golemi, dhe baritoni shqiptar i njohur ndërkombëtarisht, Gëzim Myshketa, së bashku me Orkestrën Simfonike të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, do të debutojnë në skenën e Teatrit “Giuseppe Verdi” në Salerno, të Italisë. Kjo ngjarje artistike do të zhvillohet më 21 qershor. Ky koncert vjen si një homazh në Festivalin e Muzikës 2024, në nderim të kompozitorit Giacomo Puccini, me rastin e 100-vjetorit të vdekjes së tij. Teatri “Giuseppe Verdi” i Salernos është një teatër me strukturë druri i 1800-ës, me katër sektorë në plate dhe një galeri. Teatri në historinë e tij, ka pësuar herë pas here dëme të mëdha, por tërmeti i 1980-ës, e bëri të papërdorshëm për rreth 14 vjet. Prej vitit 2007 teatri “Verdi” i Salerno-s është vendosur në skenën kombëtare të operës si një teatër ekselence, me një program të përzgjedhur të karakterizuar nga prania e artistëve me famë botërore, duke e vendosur veten, pavarësisht nga përmasat e tij të vogla, në të njëjtin nivel me teatrot e mëdhenj kombëtarë, si Opera e Romës, “San Carlo” i Napolit apo “La Scala” e Milanos. Në teatrin Verdi kanë punuar artistë si Marcelo Álvarez, Renato Bruson, Orkestra Mbretërore Filarmonike, Nikolaj Lugansky, Wiener Kammerensemble, Alexei Volodin, Martina Serafin, Orkestra Simfonike Sapporo.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments