Wednesday, April 23, 2025
HomeSHKENCA DHE JETAEuropol paralajmëron për rrezikun e përdorimit të ChatGPT

Europol paralajmëron për rrezikun e përdorimit të ChatGPT

Chatbot-et e inteligjencës artificiale si ChatGPT kanë një anë të errët për abuzime kriminale, paralajmëroi sot agjencia e zbatimit të ligjit të Bashkimit Evropian, Europol. Europol tha se Laboratori i tij i Inovacionit kishte organizuar seminare në përgjigje të vëmendjes në rritje të publikut që i është kushtuar ChatGPT për të eksploruar se si kriminelët mund të abuzojnë me modelet e mëdha gjuhësore (LLM) dhe për të ndihmuar hetuesit në punën e tyre. Agjencia, me seli në Hagë, tha se po fokusohej në tre fusha të krimit mes shumë fushave të tjera shqetësuese: mashtrimi dhe inxhinieria sociale, dezinformimi dhe krimi kibernetik. Aftësia e ChatGPT për të hartuar tekste reale e bën atë një mjet të dobishëm për qëllime “Phishing” (praktika mashtruese per të zbuluar informacione personale, të tilla si fjalëkalimet dhe numrat e kartave të kreditit). “Aftësia e tij për të riprodhuar modele gjuhësore mund të përdoret për të imituar stilin e të folurit të individëve ose grupeve të veçanta”, tha Europol. Në lidhje me dezinformimin, “Europol” tha se ChatGPT shkëlqen në prodhimin e tekstit autentik me shpejtësi dhe shkallë të lartë, duke e bërë atë modelin ideal për qëllime qe lidhen me propagandën dhe dezinformimin. “Për një kriminel të mundshëm me pak njohuri teknike, ky është një burim i paçmuar për të prodhuar kode me qëllim të keq,” tha Europol duke iu referuar krimit kibernetik. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

JamesBok on Bashkia CERRIK
Iyannason on Qarku GJIROKASTER
JamesBok on Bashkia CERRIK
JamesBok on Qarku DIBER
JamesBok on Bashkia DELVINE
Iyannason on Qarku GJIROKASTER
Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ