Pjesa e parë e ditës do të jetë nën dominimin e motit të kthjellët në pothuajse të gjithë territorin e Kosovës, ndërsa në zonat Veriore do të ketë kalime të përkohshme të vranësirave. Parashikohet që pasditja dhe mbrëmja të sjellin në të gjithë vendi vranësira kalimtare, KU më të dukshme pritet të jenë në zonat Qëndrore dhe Veriore të Kosovës. Temperaturat e ajrit në orët e mesditës do të ngjiten deri në 35 grad në qytetin e Gjakovës.
Masat ajrore të qëndrueshme që kanë përfshirë Ballkanin Jugor do të diktojnë kushtet e motit edhe në territorin e Maqedonis, duke bërë që paraditja të jetë nën mbizotërimin e kthjellimeve në pjesën më të madhe të vendit dhe kalimeve të lehta të vranësirave. Ndërsa pjesa e dytë e ditës do të shtojë vranësirat në të gjithë MV duke bërë që të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta, POR nuk parashikohet që vranësirat të krijojnë mundësi për reshje.
Qendra e kontinentit dhe Europa Lindore do të jenë nën dominimin e motit të paqëndrueshëm, KU do të kenë vranësira të shumta të cilat herë pas here do të gjenerojnë rrebeshe shiu të shoqëruara me mini stuhi ere. Gjithashtu vendet Nordike dhe Britania e Madhe do të jenë me vranësira dhe reshje shiu. Ndërsa krejt Ndryshe paraqitet Pellgu i Mesdheut, KU do të ketë mbizotërim të kthjellimeve dhe kalime të pakta vranësirash. Pritet që kthjellimet më të dukshme të jenë në gadishullin Iberik dhe në brigjet e Egjeut.