Monday, November 25, 2024
HomeAKTUALITETEuropa,Rajoni Moti-E Mërkurë, 14 Qershor 2023

Europa,Rajoni Moti-E Mërkurë, 14 Qershor 2023

Territori i Kosovës do të mbizotërohet në orët e paradites nga kthjellime dhe vranësira konvektive KU herë pas here do të gjenerojnë shira në formë shtërngate. Probematike situata do të paraqitet në zonat Perëndimore dhe Jugperëndimore nga stuhite e forta të erës dhe rrebeshet e shiut. Duke ju afruar orëve të vona të mbrëmjes do të ketë përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike në të gjithë Republikën e Kosovës. Përsa i përket, Republikës së MV, vijon nën mbizotërimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike në pothuajse gjithë territorin KU vranësirat do të jenë dominante deri në mesditë kur pritet zhvillim i tyre duke gjeneruar rrebeshe shiu si edhe erë te forte. Orët e mbrëmjes dhe nata MBETEN në ndikimin e vranësirave POR pritet ndërpreje e reshjeve. Temperaturat e ajrit do të pesojne rritje të lehtë në të dy vlerat ekstremale ditore.Nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, paraqiten; Europa Veriore, Gadishulli Iberik si edhe Brigjet e detit Egje KU moti i kthjellët dhe temperaturat relativisht të larta do  të jenë dominante NDERSA si pasojë e një qëndre me presion të ulët atmosferik e zhvilluar prej disa ditësh në detin Adriatik; Gadishulli i Ballkanit do të vijojë me vranësira dhe rrebeshe shiu, herë pas here në formë shtërngate. Po ashtu; Europa Lindore si edhe zona e Alpeve do të PARAQITEN nga vranësira, reshje të dendura shiu si edhe mini- stuhi të forta ere. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments