Orët e para të mëngjesit dhe mesdita do të sjellin në Republikën e Kosovës MBIZOTERIM të intervaleve me kthjellime dhe vranësira të dukshme; të cilat në zonat Veriore dhe veriLindore do të sjellin reshje të pakta dhe të izoluara shiu. Ndërsa pritet që edhe gjatë pasdites; vranësirat të mbeten prezente në të gjithë rajonin e Kosovës POR nuk priten reshje. Temperaturat e ajrit do të pësojnë renie me 2 gradë në mëngjes, si edhe 2 – 3 gradë rënie pritet në vlerat e mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 24°C. Përsa i përket Erës; do të fryjë mesatare për-gjatë gjithë 24-orëshit me shpejtesi 45 km/h nga drejtimi Verior dhe Verilindor.
Republika e MV MBETET në ndikimin e motit të kthjellët GJATE orëve të paradites POR pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranësira të shpeshta nëpër të gjithë MV, më të theksuara vranësirat paraqiten në zonat Jugore dhe Jugperëndimore. Kjo situatë e atmosferike do të na shoqërojë gjatë natës në të gjithë Republikën e MV. Temperaturave të ajrit do të ULEN ndjeshëm në mengjes POR një rënie e lehtë do të sjellë mesdita duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 26°C. Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtesi maksimale mbi 35 km/h nga drejtimi Verior dhe Veriperëndimor.
Europa veri-verilindore do të VIJOJE nën ndikimin e vrënsirave të shumta të cilat sjellin në këto rajone të kontinentit reshje në formë shtërngate të shoqëruara herë pas here me fuqizim të parametrit të erës. Po ashtu me vranësira dhe rrebeshe shiu PARAQITET pjesërisht Europa Qëndrore. Ndërsa; me kthjellime dhe kalime të pakta vranësirash pritet të jetë Europa Jugperëndimore dhe Europa Juglindore.