Monday, November 25, 2024
HomeAKTUALITETEuropa,Rajoni Moti-E Enjte,14 Shtator 2023

Europa,Rajoni Moti-E Enjte,14 Shtator 2023

Pjesa e parë e ditës do të jetë nën dominimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta në të gjithë territorin e Kosovës. Parashikohet që pasditja të vijojë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në të gjithë republikën e Kosovës KU më të theksuara vranësirat priten në zonat veriore dhe veriperëndimore duke sjellë reshje të pakta shiu. Temperaturat e ajrit në orët e mesditës do të ngjiten deri në 31 gradë C në qytetin e Prizrenit.

Vijon; Republika e MV të jetë nën mbizotërimin intervaleve të gjata me kthjellime gjatë orëve të paradites POR pritet që herë pas here të ketë dhe vranësira të lehta prezente. Ndërsa pjesa e dytë e ditë do të shtojë gradualisht vranësirat në të gjithë MV POR mundësia për reshje është thuajse zero. Temperatura minimale do të shënohet në Gostivar 14 gradë C NDERSA maksimalja pritet të shenohet sërisht në qytetin e Shkupit deri në 32 gradë C.

Rajoni i Balltikut si edhe Ishujt Britanikë do të PARAQITEN nën ndikimin e vrënësirave të shumta të cilat sjellin në këto rajone të kontinentit reshje të shoqëruara, herë pas here me fuqizim të parametrit të erës. Po ashtu me vranësira dhe shira intensivë vijon situata në Europën Jugperendimore pres disa ditësh duke sjellë probleme në Portugali e Spanjë NDERSA nën dominimin e motit të kthjellët dhe vranësiravë të lehta do të jetë e gjithë pjesa tjetër e Europës KU kthjellime më të theksuara si edhe temperatura të larta priten në  Ballkanin Perëndimor.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments