Europa Jugore në pjesën më të madhe të saj parashikohet të jetë nën dominimin e intervaleve të gjata me diell dhe temperaturave të larta si pasojë e masave ajrore më origjinë Afrikane; Gjithashtu nën ndikimin e motit të qëndrueshëm do të PARAQITEN gadishulli Skandinav; gadishulli Iberik si edhe pjesa më e madhe e Europës Qëndrore NDERSA Europa Lindore dhe brigjet e Detit të Zi; do të përfshihen nga një sistem i fuqishëm vranësirash i cili do të prodhojë rrebeshe shiu si edhe stuhi të forta ere; Po ashtu; Britania e madhe do të jetë nën mbizotërimin e vranësirave të shpeshta dhe lagështirës së lart në ajër të cilat do të krijojnë mundësi herë pas – here për gjenerim reshjesh të cilat priten të jenë edhe në formë shtrëngate.





