Gadishulli Skandinav dhe Europa Qëndrore PARAQITEN ditën e enjte nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke sjellë kthjellime gjatë paradites dhe kalim vranësirash në pjesën e dytë të ditës. Gjithashtu me kthjellime MBETET Europa Jugperëndimore. Ndërsa një pjesë e mirë e rajonit të Ballkanit do të vijoj të mbizotërohet nga vranësirat dhe reshjet e pakta shiut, KU parashikohet që vetëm në zona të izoluara të ketë rrebeshe të përkohëshme. POR në Europën Lindore dhe Ishujt Britanikë vranësirat do të jenë dominante përgjatë gjithë 24 orëshit, të cilat herë pas here do të gjenerojnë rrebeshe shiu me intensitete edhe mesatare.





