Monday, April 21, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTSPORTEURO 2025, Bushi: Ndeshja me Malin e Zi, shumë e rëndësishme

EURO 2025, Bushi: Ndeshja me Malin e Zi, shumë e rëndësishme

Trajneri i Kombëtares shqiptare U-21, Alban Bushi doli sot në një konferencë për mediet, në kuadër të ndeshjes kualifikuese të “Euro 2025”, ndaj Malit të Zi (7 qershor, ora 20:00) dhe sfidës miqësore ndaj Lihtenshtajnit (11 qershor, ora 19:00). Trajneri i kuqezinjve nën 21 vjeçarë komentoi listën e 23 lojtarëve të grumbulluar, si edhe deklaroi që është i lumtur për ftesën e Simon Simonit dhe Medon Berishës në listën paraprake të Kombëtares A për Kampionatin Evropian. “Në radhë të parë jam i kënaqur me lojtarët që kam në dispozicion për të dyja ndeshjet me Malin e Zi dhe Lihtenshtajnin. Simoni ka qenë pjesë e ekipit A gjatë disa seancave stërvitore, ndërsa Berisha është për herë të parë. Kemi pasur bindje që do të shkonte shumë herët në ekipin A por shkoi më herët se sa pritej. Për ne ka qenë lojtar deciziv, me personalitet dhe ftesa është më se e merituar. Kur e kam kontaktuar për herë të parë i premtova shiritin e kapitenit. Ja premtova sepse shihja që kishte shumë personalitet në fushën e lojës, ishte një lider dhe e meritoi plotësisht. Unë i uroj shumë urime dhe shpresoj që ta kemi në ndeshjen tonë me Malin e Zi”, tha Bushi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ