Kombëtarja U-17 ka nisur që prej ditës së mërkurë grumbullimin në kuadër të përgatitjeve për fazën ‘Elite Round’ të Europianit të kësaj grupmoshe. Ekipi me 25 futbollistët e grumbulluar për këto kualifikuese nga trajneri Ervin Bulku zhvilluan seancën e parë stërvitore pasditen e së mërkurës në ambientet modern të “Shtëpisë së Futbollit”. Në stërvitjen e së mërkurës, kuqezinjtë kishin edhe një vizitë të veçantë, pasi në këtë seancë të parë, ekipit i është bashkuar edhe trajneri i Kombëtares A, Sylvinho, i shoqëruar nga zëvendëstrajnerët, Zabaleta, Dorival dhe Salihi. Trajneri brazilian pati një diskutim edhe me trajnerin Bulku dhe skuadrën kuqezi mbi këto ndeshje dhe mbi rëndësinë që kanë këto takime, ndërsa u kërkoi lojtarëve që ta marrin sa më seriozisht dhe të punojnë fort e me përkushtim për të arritur objektivin historik, kualifikimin në finalet e Europianit 2023 për këtë grupmoshë. Tekniku Sylvinho ndau me kuqezinjtë e vegjël edhe eksperiencën e tij si trajner në fushë, duke qenë për një ditë ‘timonier i Kombëtares U-17’. Trajneri Ervin Bulku ka grumbulluar 25 lojtarë për këto ndeshje kundër Francës, Zvicrës dhe Letonisë, një pjesë e të cilëve janë ftuar për herë të parë nga Kombëtarja. Fshf.org intervistoi dy prej kuqezinjve të rinj, të cilët do të përfaqësojnë Shqipërinë në këtë fazë, mbrojtësin e Udinese-s, Kleo Shpuza dhe mesfushorin e Lazio-s, Klejdi Marinaj. Shpuza nuk e fsheh kënaqësinë që ka marrë ftesë nga stafi i ekipit kombëtar U-17 dhe që do të përfaqësojë Shqipërinë në fazën ‘Elite Round’ të Europianit, ndërsa pohon se kuqezinjtë janë një grup i mirë dhe kanë shpresa për t’u kualifikuar. “Ndihem shumë i kënaqur. Është hera ime e parë që grumbullohem me Kombëtaren U-17. Jam një nga lojtarët më të vegjël. Më kanë pritur shumë mirë. Jam shumë i kënaqur, edhe familja ime është shumë e gëzuar që jam pjesë e Kombëtares. Edhe tek ekipi i Udinese-s ku unë luaj, ishin shumë të kënaqur që unë do të vij e do të përfaqësoj Shqipërinë. Është stërvitja ime e parë dhe kemi shumë shpresa për t’u kualifikuar. Është një ekip i fortë, kemi shumë cilësi dhe mendoj se mund të jemi pjesë e finaleve të Europianit. Pozicioni im në fushë është si mbrojtës i majtë në fushë. I kam cilësitë për të ndihmuar këtë ekip. Ëndrra ime është që të luaj në Serinë A dhe të jem pjesë e Kombëtares shqiptare A”, u shpreh Shpuza. Ndërkaq, edhe mesfushori kuqezi i Lazio-s, Klejdi Marinaj është shumë i kënaqur që është pjesë e përfaqësueses shqiptare dhe ndihet i emocionuar që do të luajë për Shqipërinë. “Jam shumë i kënaqur që kam marrë një ftesë nga Kombëtarja. Grupi është shumë i fortë. Jam shumë i sigurt që do të bëjmë shumë mirë në këto kualifikuese. Është një emocion i madh që do të luaj për Shqipërinë” – shprehet Marinaj, i cili nënvizon se kuqezinjtë do të japin maksimumin në çdo ndeshje, pavarësisht se kush është rivali. “Grupi është shumë i mirë. Lojtarët janë shumë të fortë dhe shumë të mirë. Do japim maksimumin në çdo ndeshje, me Francën e kemi pak të vështirë, por do të tentojmë të marrim pikët maksimale me Zvicrën dhe Letoninë”, tha Marinaj për fshf.org. Shorti i UEFA-s e ka vendosur Shqipërinë në Grupin 8 së bashku me Francën, Zvicrën dhe Letoninë, ndërsa ndeshjet e kësaj faze do të luhen në vendin tonë në muajin mars 2023, në stadiumet “Air Albania” e “Elbasan Arena” dhe do të organizohen nga Federata Shqiptare e Futbollit. Ndeshja Francë-Shqipëri do të luhet më datë 22 mars 2023 në “Air Albania” duke nisur nga ora 11:30 ndërsa po atë ditë do të luhet ndeshja tjetër Letoni-Zvicër në “Elbasan Arena” që nis në ora 15:30. Ndeshjet e dyta luhen më 25 mars me Francë-Letoni, ora 11:30 në “Elbasan Arena” dhe Zvicër-Shqipëri ora 17:00 në “Air Albania”. Ndeshjet e treta dhe të fundit do të luhen më datë 28 mars 2023 dhe të nisin të dyja në ora 17:00. Shqipëri-Letoni do të luhet në “Air Albania”, ndërsa Zvicër-Francë do të zhvillohet në “Elbasan Arena”. atsh
Recent Comments
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on