Një nismë e ndërmarrë në kuadër të projektit 3E “Eksploro – Përjeto – Nxit Turizmin Kulturor në zonën e pas tërmetit”, ka nisur si një rrugëtim kulturor me evidentimin e disa prej bizneseve si restorante, agroturizëm, kantina, artizanë etj. Ky program, që ka për qëllim përkrahjen e nxitjen e këtyre pikave të interesit, është pjesë e programit EU4Culture, të financuar nga Bashkimi Evropian dhe implementuar nga UNOPS në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, për thirrjen e parë të projekteve “Recraft the Past, Build up the FUTURE” dhe zbatuar nga Instituti i Politikave Publike dhe Private (IP3), si një nga përfituesit e programit. Programi i EU4Culture fton për të shijuar ushqimin tradicional dhe produktet lokale, pasi duke ndërvepruar me banorët vendas mund të përjetoni atmosferën vendase, historinë, traditat dhe zakonet, veçanërisht në rajonin e Durrësit, Krujës, Kavajës dhe Rrogozhinës, ku është përqëndruar ky projekt. atsh